​Vjenë: Rreth 3 000 refugjatë mbërrijnë në Austri nga Hungaria

​Vjenë: Rreth 3 000 refugjatë mbërrijnë në Austri nga Hungaria

Rreth 2 500 deri në 3 000 imigrantë kanë mbërritur gjatë orëve të fundit në Austri nga Hungaria, njoftoi sot policia austriake pas vendimit të Budapestit për t’i dërguar me automjete në kufirin e përbashkët.

“Ndodhem në kufirin me Hungarinë dhe po shikoj. Fluksi i imigrantëve vazhdon”, deklaroi Hans Peter Doskozil, kreu i policisë së shtetit të Burgenlandit, në lindje të Austrisë, për agjencinë austriake të lajmeve.
“Ne presim rreth 17-18 autobusë për t’i dërguar në Vjenë dhe ndoshta në Gjermani”, shtoi ai.

”Rreth 400 imigrantë, të cilët ishin strehuar në një sallë koncertesh kthyer në qendër pritjeje në Nickelsdorf, në kufi, janë vendosur në bordin e një treni që është nisur në agim drej Perëndimit”, theksoi zyrtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *