100.000 euro investim në konviktin e nxënësve në Gostivar

100.000 euro investim në konviktin e nxënësve në Gostivar

Në konviktin shtetëror të nxënësve “Branko Stanoeviq” në Gostivar, gjatë vitit që kaloi ka pasur rreth 100.000 euro investime. Me këto investime, konvikti ka arritur të krijojë thuajse hapësira të reja dhe për nxënësit dhe të punësuarit. I themeluar thuajse para gjysëm shekulli, në këtë institucion në të kaluarën nuk ka pasur të vendosur as edhe një gozhdë të vetme. Drejtoresha Lindihana Sallai Sulejmani, tha se edhe përskaj pandemisë, investimet kanë qenë të shumta dhe kanë përfshirë si pjesën e jashte ashtu edhe atë të brendshmen, me dyer, toalete, dysheme e rrjet të ri të energjisë elektrike.

Gjatë këtij viti, ky institucion parasheh përfundimin e disa punimeve te pjesa e meshkujve dhe ndërrimin e dritareve.

Paratë për investimet e kryera gjatë vitit të kaluar, janë nga buxheti që ndanë shteti për këtë konvikt. Drejtoresha Sallai Sulejmani, thotë se me kursimet që kanë bërë, kanë arritur të kryejnë investime.

Aktualisht në konviktin e Gostivarit qendrojnë rreth 150 nxënës nga shumë qytete të vendit që vijnë në Gostivar për të vijuar shkollimin e mesëm. Për ata kujdesen 15 të punësuar, të cilët sigurojnë edhe edukimin shtesë për ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *