107 të vdekur në Mekë, asnjë nga rajoni

107 të vdekur në Mekë, asnjë nga rajoni

Në mesin e të vdekurve nga rrëzimi i vinçit në Mekë nuk ka haxhinjë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

“Haxhinjët nga Kroacia ende nuk kanë mbërritur në Mekë, kurse haxhinjtë nga Shqipëria, Kosova, BeH, Mali i Zi dhe Serbia, ende nuk arritur në Arabisë Saudite, për të plotësuar kushtin e pestë të fesë islame, për të vizituar Qabenë e shenjtë në Mekë”, konfirmoi për AA drejtori i Zyrës për Haxh dhe Umre nga BeH, Nezim ef. Haliloviç.

Siç u tha për AA nga Bashkësisë Islame e Maqedonisë, akoma nuk kanë informacion nëse ka ndonjë haxhi në mesin e të vdekurve apo të lënduar. Haxhinjtë që kanë udhëtuar nga Maqedonia aktualisht janë vendosur në Medinë.

Informacionet në lidhje me haxhinjtë nga rajoni i referohen haxhinjëve që udhëtojnë në vendet e shenjta nën organizmin e komuniteteve muslimane të vendeve të tyre.

Nga rrëzimi i vinçit pranë Qabesë në Mekë, u vranë së paku 107 persona, por ekziston frika se numri nuk është përfundimtar, pasi që në mesin e 238 të plagosurve ka nga ata që janë në gjendje kritike, thanë zyrtarët sauditë.

Moti i ligë në Mekë çoi në rrëzimin e vinçit në afërsi të Qabesë. Stuhia filloi në orën 17, pas së cilës filloi të bjerë shi në qytet.

Stuhia zgjati për rreth gjysmë ore, kurse shumë vende dhe rrugë u përmbytën. Thellësia e ujit që ka mbuluar rrugët në disa vende ka arritur deri në 50 centimetra e cila paralizoi trafikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *