125 qytetarë të Gostivarit arritën nga Italia, dërgohen në karantinë shtetërore në Strugë

125 qytetarë të Gostivarit arritën nga Italia, dërgohen në karantinë shtetërore në Strugë

Prej 180 shtetas të kthyer së fundmi nga Italia, 125 janë nga Gostivari dhe janë vendosur në karantinë shtetërore. Qytetarët nga Gostivari, janë dërguar në Strugë ku do të qendrojnë 21 ditë.
Pos këtij qyteti, banorë të Gostivarit ë karantinë shtetërore ka dhe nëpër qytete tjera të vendit. Ndërkohë, numri i personave të cilët ndodhen në karantinë shtetërore në Mavrovë është rritur me dhjetë persona dhe ai aktualisht është 170.

Numri i personave me deklaratë të nënshkruar për vetë-izolim në Gostivar mbetet 64. Krahas kësaj është realizuar edhe kontroll ndaj 25 personave me vendim për izolim, nga Inspektorati shtetëror sanitar, prej ku konstatohet se asnjëri nga ata nuk i ka shkelur rregullat ligjore të parapara për të njejtit.

Sa i takon lëvizjes së kufizuar brenda 24 orëve të fundit nuk ka pasur shkelje në rajonin më të gjerë të Gostivarit. Së fundmi Prokuroria e Gostivarit ka kërkuar gjobë në para për tetë persona, të cilët periudhën e kaluar nuk i kanë respektuar rregullat shëndetësore gjatë epidemisë, konkretisht kanë lëvizur gjatë orës policore pa leje qarkullimi.

Prokuroria i kërkon gjykatës të shqiptojë gjobë në shumë prej 100 gjobave ditore për secilin prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *