Një vajzë e mitur i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u vetëvrarë me armë zjarri në banesën e saj.
Ngjarja ndodhi dje në fshatin Nikël, Krujë, ku D.R. 16 vjeçe ka vrarë veten me një pistoletë TT, në banesë, konfirmoi policia e Shtetit. Nga kontrolli që u krye në vendngjarje u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale pistoleta model TT, një krehër me 6 fishekë si dhe një gëzhojë dhe një predhë e deformuar.
Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vetëvrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Nuk ka një motiv të zyrtarizuar nga policia, për shkaqet që e çuan të miturën t’i japë fund jetës. Nuk dihet si ra në dorën e adoleshentes, arma e zjarrit e llojit pistoletë. /noa.al/