17 mijë të papunë në Gostivar

17 mijë të papunë në Gostivar

Edhe përsakaj masave të shumta qeveritare për punësim, numri i të papunëve në Gostivar ende mbetet i lartë. Në Agjensionin për punësim në Gostivar si të papunë vijojnë te evidentohen rreth dhjetë mijë persona.

Ky numër është edhe më i madh, rreth 17 mijë, nëse u referohemi shifrave me të cilat posedon Fondi për Sigurim Shëndetësorë – njësia rajonale në Gostivar.

Te mbetur ne udhekryq dhe ne tentim per te gjetur nje vend pune te sigurte, qytetaret jane dhene pas masave qeveritare per punesim. Sipas drejtuesve te Agjensionit per Punesim ne Gostivar interesimi i qytetarëve të Gostivarit për të shfytëzuar masat qeveritare për punësim eshte i larte. Ky fakt vertetohet edhe nga projekti i fundit qeveritar “Maqedonia Puneson”, nepermjet te cilit projekt qe nga fillimi i këtij viti janë punësuar 373 persona, pjesa dërmuese e tyre të moshës së re deri në 35 vjeç.

Drejtori Hisan Amzai ben me dije se pos 373 personave të punësuar nga projketi “Maqedonia Punëson”, punesime jane realizuar edhe nëpërmjet masave tjera. Keshtu, brenda këtij viti, fale masave te ndryshme qeveritare qe kane per qellim zvoglimin e numrit te te papunesuarve, në Gostivar janë punësuar rreth 700 persona.

Sipas stataistikave të Agjensionit për Punësim që kurë Qeveria e Maqedonisë ka aplikuar masa të ndryshme për punësim në vitin 2008, në Gostivar janë punësuar rreth 3500 qyetarë. / Abedin B. – TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *