18 raste të reja me korona në RMV, dy të tjerë të vdekur

18 raste të reja me korona në RMV, dy të tjerë të vdekur

Në konferencën e sotme ministri i shëndetësisë Venko Filipçe bëri të ditur se deri më tani 18 raste të reja janë paraqitur me korona virusin dhe dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë. Njëri nga personat që humbi jetën ishte i moshës 31 vje­çare. Dy raste u konfirmuan derisa ministri mbante konferencën për media.

Siç informoi sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pacienti 91 vjeçar ishte hospitalizuar para tetë ditëve, ndërsa në mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë dhe një pacient i moshës 31 vjet, te i cili ka ardhur në një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes. Ai ka qenë në gjendje të rëndë klinike dhe prej dje ishte vendosur në makinë respiratore.

Gjatë 24 orëve të fundit, siç informoi Filipçe, ka 18 raste të reja të diagnostikuar, me çfarë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve arrin në 259 persona. Me rastet e reja deri më sot nga Kovid-19 kanë vdekur gjashtë persona.

Në Klinikën Infektive, shtoi ai janë pranuar tre pacientë, nga Shkupi dhe nga Kumanova dhe për momentin atje ka gjithsej 49 persona të hospitalizuar, prej të cilëve shtatë janë me pasqyrë të rëndë klinike, gjegjësisht kanë pneumoni, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile. Për momentin nuk ka pacientë në makina respiratore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *