23 qytetarë nga Gostivari e shkelin orën policore gjatë vikendit

23 qytetarë nga Gostivari e shkelin orën policore gjatë vikendit

Policia në rajonin e Gostivarit ka regjistroi disa raste të mosrespektimit të kufizimit të lëvizjes, pas së cilës janë arrestuar 23 persona të cilët do të përballen me akuza të përshtatshme. Midis shkelësve ka edhe dy të mitur. Numri më i madh i mosrespektimit të orës policore në Gostivar është regjistruar të shtunën. Janë ndaluar edhe dy persona nga fshati Banjicë e Epërme, të cilët nuk kanë pranuar të legjitimohen në pikën e kontrollit afër spitalit të Gostivarit. Ata kanë fyer dhe nënçmuar zyrtarët e policisë dhe do të përballen me parashtresa të përshtatshme pas dokumentimit të rastit. Ndërkohë, ditën e djeshme në Pollog orën policore nuk e kanë respektuar 12 persona.

Zëdhënësi i policisë së Pollogut, Fatmir Rexhepi ka apeluar qytetarët të vazhdojnë me respektim të rekomandimeve dhe mos e shfrytëzojnë periudhën e kufizimit të lëvizjes për piknik në natyrë.

Në këtë periudhë numri i personave të vendosur në karantinë shtetërore në rajonin e Gostivarit është 83, numri i personave të rrinj të evidentuar në vetë-izolim në Gostiva është 9. Nga Inspektoriati Shtetëror i Punës thonë se nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme janë mbyllur 28 lokale të cilat janë cilat janë hasur duke punuar, prej tyre 16 në Gostivar dhe 12 në Komunën e Vrapçishtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *