24 orët e fundit, nëntë qytetarë të Gostivarit kanë shkelur orën policore

24 orët e fundit, nëntë qytetarë të Gostivarit kanë shkelur orën policore

Në periudhën prej datës 29/30 mars, në periudhën prej ora 07.00 deri ora 07.00, në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Tetovë, gjithsej 13 persona nuk e kanë respektuar, gjegjësisht e kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar, prej të cilëve 4 në rajonin e Tetovës dhe 9 në rajonin e Gostivarit. Në mesin e 4 personave në rajonin e Tetovës, një perosn i moshës 43 vjeçare, është nga Republika e Shqipërisë. Zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi, tha se krahasuar me qytetet tjera, në Pollog, qytetarët janë duke e respektuar orën policore e cila në fundjavë filloi nga ora 16 dhe zgjati për 13 orë, konkretisht deri në ora 5 të mëngjesit.

Zëdhënësi Rexhepi tha se të gjithë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur deri në zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve, me ç’rast do t’ju përgaditet parashtresë adekuate, sipas nenit 206 nga Kodi Penal i RMV-së.

Deri më tani rreth 20 persona janë sanksionuar në Gostivar për mos-rrespektim të masave të vetë-izolimit dhe orës policore. Janë sanksionuar edhe dy pronarë lokalesh, të cilët e kanë shkelur vendimin duke qendruar të hapur dhe kanë shërbyer klientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *