27 vjeçari nga Dobërdolli raporton në polici dëmtimin e veturës nga një predhë e dyshimtë

27 vjeçari nga Dobërdolli raporton në polici dëmtimin e veturës nga një predhë e dyshimtë

27 vjeçari V.E nga fshati Dobridol i Gostivarit, mbrëmë rreth orës 21:40 minuta ka raportuar në Polci për dëmtimin e makinës së tij “Passat” me targa të Gostivarit nga një predhë, njofton SPB-Tetovë.

Dëmtimi ka ndodhur pranë ish – restorantit në fshat. Predha ka goditur xhamin e përparmë, dhe pastaj ka ra nën pjesën e pasme plastike në mes të xhamit dhe pjesës së pasmë të makinës. Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes, predha është gjetur dhe është marr për ekspertizë. Po punohet në ndriçimin e rastit, dhe po hetohet se kush e ka hedhur predhën dhe kur i kanë shkaktuar dëme makinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *