30 mijë qengja të Pollogut drejt Italisë

30 mijë qengja të Pollogut drejt Italisë

Gati njëmijë qengja po theren për çdo ditë në thertoren e Gostivarit. Këto janë përgatitjet që kjo kompani po bën për transportin e mishit të qengjit drejt tregut italian, me rastin e festës së pashkëve.

Kapacitetet e thertores janë therja dhe sistemimi i tre deri katërmijë qengjave në ditë, por porosia për këtë vit ka rënë si pasojë e pandemisë. Drejtuesit e thertores “Gorni Pollog, thonë se sivjet porosia është bërë për 25 deri 30 mijë qengja, ndërsa viteve të kaluara shifra ka shkuar deri në 60 mijë. Mishi i qengjave të Pollogut vazhdon të joshë konsumatorët italian, por kriza ekonomike që lidhet ma pandeminë po ngulfat pritshmëritë.

“Korona kriza që zotëron gjithandej shteteve evropiane, ka zbehur interesimi për plasmanin e mishit të qengjit për festat e pashkëve. Nuk jemi të kënaqur nga fakti se këtë vit numri ka rënë dukshëm. Viteve të kaluara numri i qengjave të transportuara në tregun italian është rrotulluar mbi 60 mijë copë. Vitin e kaluar dhe sivjet transportojmë jo më shumë se 30 mijë copë”,

i tha televizionit Globi, Bllagojçe Maksimoski drejtues i kompanisë. Krahas zbehjes së interesimit, edhe çmimi për 1 kilogram mish qengji kohëve të fundit është reduktuar.

foto gorni pollog0

“Çmimi i ulët për 1 kilogram mish qengji, është determinuar nga kriza pandemike në të cilën kalon shteti italian. Në marrëveshje me kompaninë partnere italiane “Siciliani” nga Bari e kontraktuar nga ndërmjtsuesi i ynë “Sejdini”, është rënë dakord që një kilogram mish qengji të këmbehet me rreth 5 euro, çmim ky që nuk kënaq pritshmërit tona”,

shtoi Maksimovski. Nga kultivuesit e dhenve nga Gostivari dhe rrethina, thertorja e Gostivarit është furnizuar me pjesën më të madhe të qengjave, kurse pjesa e mbetur është siguruar nga transportues të tjerë. Kultivuesit e dhenve, për çdo kilogram mish qengji janë paguar nga 110 deri 120 denarë, varësisht nga kategoria. Kategoria e parë deri 20 kilogram, paguhet 120 denarë, kategoria mbi 20 kilogram paguhet 110 denarë, dhe kategoria e fundit 100 denarë për kilogram.

30

Procesi i blerjes, përgatitjes dhe transportit drejt Italisë pritet të përmbyllet me datën 10 prill, prandaj, Maksimovski fton kultivuesit e dhenve që të shpejtojnë në dërgimin e qengjave, pasi mbas kësaj date nuk do të mund të blihen.

Ai thotë se kultivuesit qëllimisht zvarrisin dërgimin e qengjave duke menduar se ditëve të fundit të procesit po shtrenjtohet çmimi blerës, por kësaj radhe thotë Maksimovski, çmimi është fiks dhe nuk ndryshon. Maksimovski shprehet që çmimi blerës nuk varet prej tyre por nga oferta që vjen nga tregu italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *