Personat të ciët vitin e kaluar kanë përfituar nga masa shtetërore për punë praktike, e kanë bërë mujain e parë të kursit nëpër kompani të njohura.
Një delegacioni nga Agjencioni për Punësim në Gostivar, sot kanë qendruar në hapësirat e institutit të bukurisë “Tesa” ku 16 kursante vijojnë me pjesën teorike për parukere. Hisan Amzai, përgjegjësi i Agjencionit për Punësim në Gostivar bën të ditur se kursi zgjatë tre muaj, prej të cilave dy janë teori dhe muaji i fundit praktikë. Të gjithë kandidatët që arrijnë me sukses ta mbyllin kursin, marrin çertifikatë me të cilën në të ardhmen e kanë më të lehtë punësimin.

Të gjitha harxhmet e këtyre kurseve mbulohen nga shteti. Me këtë përfiton edhe ndërmarrja ku zhvillohet praktika. Nëse dikush nga kandidatët arrinë menjëherë të punësohet, ndërmarrja ka sërish përfitim financiar. Mbulohen edhe harxhimet e kandidatëve.
Vitin e kaluar për këtë masë kishin aplikuar mbi 60 persona në Gostivar, 32 prej tyre kishin marrë përgjigje pozitive dhe kanë nisur menjëherë me praktikë.