36 doktora shkence të papunë në Maqedoni

36 doktora shkence të papunë në Maqedoni

Në Republikën e Maqedonisë 36 doktora shkence janë të papunë nga të cilët 17 janë femra, thonë të dhënat nga ana e agjensionit për punësim në republikën e Maqedonsië për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Ndërsa të papunë janë edhe 983 magjistra nga të cilët 600 janë femra. Të dhënat zyrtare flasin se nga numri i përgjithshëm i të papunëve, 15.357 të papunë janë me arsim të lartë ku 9.568 janë femra.

Numri i përgjithshëm i të papunëve në republikën e Maqedonisë të cilët kërkojnë punë aktive është 122.257 nga të cilët 49.145 janë femra. Ndërsa numri i atyre që janë të paraqitur si të papunë dhe nuk kërkojnë punë aktive është 96.918. Nga të dhënat e agjesnionit për punësim në republikën e Maqedonisë 81.093 janë maqedonas ndërsa 26.521 janë shqiptarë. Në bazë të dhënave zyrtare qyteti i shkupit llogaritet me numri më të madhë të papunëve me 20.278 të papunë, ndërsa më pas vjen qyteti i Tetovës me 13.505 të papunë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *