45 medresante regjistrohen në Medresenë “ISA BEU – Gostivar

45 medresante regjistrohen në Medresenë “ISA BEU – Gostivar

Viti i ri shkollor filloi edhe për medresnatet e Medresesë “Isa Beu” paralelja e vajzave në Gostivar.

Me rastin e fillimit të vitit shkollor u mbajt ceremonia a hapjes në mengjesin e ditës së parë, ku medresantet e reja u njohtuan edhe me hapësirat ku do zhvillojnë procesin edukativo-arsimor. Sivjet Medereseja “Isa Beu” paralelja e vajzave në Gostivar, gjithsejtë në vitin e parë ka regjistruar 45 medresante në dy paralele.

Në fjalët e tij, muftiu i Muftinisë së Gostivarit, Shaqir Fehatu, pasi uroi të gjithë medresantet dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor, theksoi nevojën e përkushtimit të të gjithë nxënësve për të patur një vit sa më të mbarë mësimor, duke i këshilluar ata dhe mësimdhënësit për synime për të arritur përgjatë githë vitit sukses.

Nxënëset që ishin pranuar në vitin e parë pranë Medresesë “Isa Beu” paralelja e shtrirë e vajzave në Gostivar, shprehen të lumtura për përzgjedhjen e tyre. Ata thonë se kanë zgjdhur këtë shkollë pasi pos marres së dijes nga lëmi të ndryshme, do kenë mundësi të marrin edhe dije fetaro-islame.

Aktualisht Medreseja “Isa Beu” paralaelja e vajzave në Gostivar, numëron mbi 160 medresante, nga viti i parë deri në vitin e katërt, me tetë paralele dhe me 20 mësimdhënës të angazhuar. Medreseja si institucion i arsimit të mesëm ka statusin me shkollat e tjera të mesme shtetërore dhe private, me çka pas kryerjes se saj, medresantet do të mund të regjistroheni në të gjitha fakultetet, si ne fakultetet fetaro – islame e deri tek ato shkencore brenda dhe jashtë Maqedonisë”. / TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *