45 vjeçarja nga Gostivari drejt mundjes së koronavirusit, 40 personat e testuar deri më sot, janë negativ

45 vjeçarja nga Gostivari drejt mundjes së koronavirusit, 40 personat e testuar deri më sot, janë negativ

40 persona deri sot janë testuar dhe në rajonin më të gjerë të Gostivarit, mbetet vetëm një grua e regjistruar me koronavirus. E njejta gjatë ditës së sotme është testuar sërish dhe mundësit e shërimit të plotë të saj janë të mëdha. Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, tha se situata paraqitet stabile jo vetëm në Gostivar, por edhe në komunat e Vrapçishtit dhe të Mavrovë – Rostushë. Shtoi se pacientja e parë e infektuar në Gostivar, me gjasa që sonte do të shpallet e shëruar.

Nga Spitali i Gostivarit për Tv Globi konfirmuan tastimin e dytë të 45 vjeçares. Edhe nga atje thonë se gjendja e sajë paraqitet shumë e mirë, por për rezultatin duhet të pritet më herët deri nesër në mëngjes. Nga ana tjetër, kryetari Taravari sqaroi se edhe 14 personat nga Gostivari, të cilët mbetën të izoluar në Dibër derisa ky qytet ndodhej në karantinë, janë testuar dhe janë të gjithë negative, por duhet të mbeten edhe 14 ditë të tjera në izolim shtëpiak.

Nëse qytetarja e infektuar nga Gostivari del negative, e njejta do të lëshohet në kurim shtëpiak dhe në 14 ditët e ardhshme do të jetë në vetizolim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *