47 vendime të reja për izolim në rajonin e Gostivarit

47 vendime të reja për izolim në rajonin e Gostivarit

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për periudhën (16.07./17.07) për mos shfrytëzimin e maskaës mbrojtëse, ndaj 43 personave (TE-28 dhe GV-15) janë lëshuar urdhër pagesa kundërvajtëse, sipas nenit 6 të Dekretin përkatës të qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe, 77 persona (TE-30 dhe GV-47) janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror, dhe janë kryen kontrolle ndaj 752 personave (TE-526 dhe GV-226) me vendime të tilla për izolim dhe nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *