5 Maji – Dita e Dëshmorëve, në Tanushë përkujtohen dëshmorët e brigadës 116 të UÇK – së

5 Maji – Dita e Dëshmorëve, në Tanushë përkujtohen dëshmorët e brigadës 116 të UÇK – së

Me rastin e 19 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në Tanushë të Gostivarit, familjarët, bashkëluftëtarët dhe miqtë përkujtuan ditën e rënies së dëshmorëve të Kombit, Tahir Sinanin, Naser Ademin, Hisë Fazliun, Hyrë Eminin dhe Brahim Ademin.

Fjalën hyrëse e mbajti Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Bajram Kadrija.

“Dëshmorët do ti kujtojmë sa të jetë jeta. Dhashtë Zoti takohemi edhe vitin e ardhshëm, me suksese shumë më të mëdha në aspektin Kombëtar”, tha Kadrija.

Para të pranishmëve në emër të Brigadës 116, foli Mirsad Neziri, Komandant Shkupi.

“Te nderuar familjarë të Dëshmorëve, të nderuar Veteranë të luftës, të nderuar banorë të fshatit Tanushë. Është një nder shumë i madh për mua qe t’ju drejtohem juve në emër të Brigadës 116. Jemi mledhur këtu të respektojmë, të nderojmë Dëshmoret e Brigadës 116, por kjo nuk është e mjaftueshme. Dëshmoret respektohen dhe nderohen më së shumti kur të gjithë Ne vazhdojmë rrugën e tyre për Bashkim Kombëtar, për zhvillimin ekonomik mbar shqiptar dhe integrimet euroatlantike. Qofte i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tyre. Lavdi Dëshmorëve të Kombit”, u shpreh Mirsad Neziri.

Homazhet u zhvilluan te Pllaka Përkujtimore në fshatin Tanushë, tek Pllaka e cila simbolizon Bashkimin Kombëtar siç simbolizojnë Pesë Dëshmorët e Brigadës 116 Tahir Sinani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *