50 emigrantë gjenden të vdekur në një kamion në Austri

50 emigrantë gjenden të vdekur në një kamion në Austri

Në Austri në një kamion të braktisur janë gjetur 50 trupa të vdekur, që dyshohet të kenë qenë refugjatë, raporton e përditshmja austriake “Krone”, të cilët dyshohet se kanë vdekur nga ngulfatja si pasojë e mungesës së ajrit në kamion.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme austriake ka konfirmuar se një kamion i braktisur është gjetur në një autostradë afër fshatit Pandorf, duke shtuar se në të janë gjetur edhe shume të vdekur, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, një zyrtar policie ka thënë se “fatkeqësisht aty ka shumë të vdekur”, duke mos e specifikuar numrin e saktë të viktimave.

Në deklaratën zyrtare të qeverisë austriake thuhej se midis të vdekurve ka edhe të mitur.

“Disa prej të vdekurve e kishin paralajmëruar ngasësin e kamionit për ngulfatjen që po pësonin, por ai kishte injoruar kërkesat e tyre dhe kishte vazhduar rrugën, nga kufiri serb e deri në Austri”, është shkruar në deklaratë.50 emigrantë gjenden të vdekur në një kamion në Austri50 emigrantë gjenden të vdekur në një kamion në Austri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *