50 punësime të reja në Komunën e Gostivarit

50 punësime të reja në Komunën e Gostivarit

Komuna e Gostivarit deri në fund të këtij viti do të bëj rreth 50 punësime të reja. Sipas Planit për Punësime i cili ka pësuar ndryshime, 15 persona do të punësohen në Njësitin Territorial Kundër Zjarreve dhe 32 në administratën e Komunës së Gostivarit. Plani i ri, i cili mori dritë jeshille edhe të Këshillit komunal, nuk është realizuar në fillim të vitit për shkak të zgjedhjeve parlamenatre dhe pandemisë.

Sekretari i Komunës së Gostivarit, Nazmi Jusufi tha se një pjesë e vendeve të reja të punës parashohin avancim të të punësuarve aktual. Sipas tij, punësimet e reja nuk ndjekin linjën partiake ose atë nacionale, por linjën profesionale.

Këshilli komunal ka kaluar sot edhe Planin vjetor për punësime në Komunën e Gostivarit për vitin e ardhshëm, i cili ligjërisht duhet të jetë gati para muajt shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *