500 libra për Gjimnazin e Gostivarit

500 libra për Gjimnazin e Gostivarit

500 libra të cilët do shërbejnë si literaturë shtesë për mësimdhënie, i ka pranuar si donacion Gjimnazi i Gostivarit.

Ky fond librash vjen nga Republika e Turqisë nëpërmjet Drejtorisë për shërbime Pedagogjike pranë Ministrisë së Arsimit të Republikës së Maqedonisë. Të njëjtit do vihen në shërbim të nxënësve të paraleleve me mësim në gjuhën turke, nga viti i parë deri në vitin e katërt. Drejtori i Drejtorisë për shërbime Pedagogjike pranë Ministrisë së Arsimit të Republikës së Maqedonisë, Mujedin Kafhexhi, librat sot ia dorzoi drejtorisë së Gjimnazit të Gostivarit. Gjatë pranim-dorzimit, Kafhexhi u shpreh se donacione të ngjashme do shkojnë edhe në shkolla tjera të Maqedonisë.

Këto libra janë një ndihmesë e lartë për nxënësit tonë me mësim në gjuhën turke, tha Drejtori i Gjimnazit të Gostivarit Xhezi Kamberi. Ai shtoi më tej se pos paraleleve me mësim në gjuhën ture, nevojë për literaturë shtesë kanë edhe nxënësit nga paralelet shqipe dhe maqedonase edhe pse për këto dy komunitetet e fundit situata është pak më e mirë sa i takon literaturës shtesë.

Aktualisht në gjimnazin e Gostivarit mësimin në gjuhën turke e ndjekin 250 nxënës. Zevendesdrejtori… 500 librat e rinjë do vendosen në bibliotekën e Gjimnazit dhe të njëjtit do mund t’i shfrytëzojë çdo nxënës sot por edhe gjeneratat e ardhëshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *