580 nxënës të Gostivarit kanë nevojë për çanta dhe paisje shkollore

580 nxënës të Gostivarit kanë nevojë për çanta dhe paisje shkollore

Brenda dy javëve përmes aksionit “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo!”, në qytetin e Gostivarit janë siguruar 250 çanta dhe pajisje shkollore për po aq nxënës. Aksioni i iniciuar nga Sektori për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me shkollat fillore komunale, do të vazhdojë edhe dy javë të tejra, konkretisht deri me 1 tetor kur edhe fillon viti i ri shkollor 202/21.

Imërlije Saliu nga komuna e Gostivarit shprehet e kënaqur me mbarëvajtjen e deritanishme të aksionit, por shton se nevojat e nxënësve sivjet janë rritur dukshëm nga viti i kaluar. Sipas listave dërguar Sektorit për veprimtari publike nga vetë shkollat, sivjet nevojë për ndihmë kanë rreth 580 nxënës. Saliu apelon kompanitë dhe çdo individ tjetër, të bëhet pjesë e këtij aksioni humanitar.

Deri më tani nga 100 çanta me komplet pajisje shkollore për nxënësit e shkollave fillore kanë dhuruar Qendra Islame Shqiptare El-Furkan me seli në Minhen dhe këmbimorja “Alpina” ndërsa ka edhe kompani të tjera dhe individ që kanë dëshmuar solidaritetin e tyre, thotë Saliu dhe shton se lokacionet ku mund të dhurohen mjete për paisje shkollore janë: Qendra tregtare “ETC”, libraritë: “Evropa”, “Rrahman”, “Kultura Gost” dhe “Office plus”.

Pjesë e këtij aksioni, mund të jenë të gjithë personat e vullnetit të mirë të cilët dëshirojnë të dhurojnë çanta dhe pajisje shkollore sipas dëshirës së tyre për nxënësit në nevojë, marketet e qytetit, fondacionet e ndryshme, bizneset e etj. Çdo kush mund të kontribuojë aq sa ka dëshirë duke filluar nga një fletore, laps, gomë e deri te kompletimi i një nxënësi me të gjitha mjetet e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *