7 MARSI, Kryetari Taravari nderon nxënësit më të mirë të shkollave

7 MARSI, Kryetari Taravari nderon nxënësit më të mirë të shkollave

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari priti sot në takim gjashtë nxënëset fituese të konkursit për esenë më të bukur dedikuar ditës së mësuesit 7 Marsit.

Nxënëset fituese ishin pjesëmarrëse në konkursin e Komunës së Gostivarit organizuar për nder të ditës së mësuesit shqiptar, ku aplikantët kishin punuar ese me titull “7 marsi, festë”.

Në këtë takim kryetari Taravari u dhuroi atyre mirënjohje për punën e realizuar me sukses dhe një shumë simbolike të hollash.Kryetari Taravari deklaroi se ky organizim do ti motivoi të rinjtë të merren me aktivitete produktive.

Aslian Snopce, përgjegjësja për arsim pranë Komunës së Gostivarit u shpreh se tema për esse është përzgjedhur se bashku me mësimdhënësit, ndërsa organizimet e tilla motivojnë nxënësit që të shprehin talentin e tyre në artin e penës.

Edona Jahja, nxënëse e shkollë së mesme komunale në Gostivar ishte njëra ndër fitueset e këtij konkursi. Ajo u shpreh e nderuar me mikpritjen e kryetarit dhe e motivuar për pjesëmarrje të tjera në organizime letrare.

Afërdita Luftiu poashtu njëra ndër fitueset, deklaroi se organizimi për essenë më të mirë është motivim për ta për ta shpalosur talentin e tyre në të shkruar.

Nxënësja e vitit të tretë nga Shkolla e mesme e mjekësisë Arita Xhaferi falemnderoi organizatorët dhe u shpreh se ka qenë ndër që të shkruaj esse për ditën e mësuesit 7 marsin.

Kujtojmë se për shkak të ndalesës për organizme nga qeveria për shkak të korona virusit, Komuna e Gostivarit, anuloi disa aktivitete të parapara për të shënuar 7 Marsin – Ditën e mësuesit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *