Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të fillojë të fryjë erë mesatare veriore e cila përgjatë Luginës së Vardarit përkohësisht do të përforcohet, ndërsa do të ketë edhe reshje të shiut dhe bubullima, veçanërisht në pjesët lindore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 30 gradë Celsius. Në Gostivar mot i ngjashëm, paradite me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite mot jostabil me reshje të rrëmbyeshmе të dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 16, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.

Era veriore e cila do të fillojë të fryjë prej nesër do të zgjasë edhe në ditët në vijim, ndërsa mot jostabil dhe më i freskët për tre deri në pesë gradë do të jetë edhe të premten. Edhe të premten do të mbajë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima gjatë pasdites dhe në pjesët jugore dhe lindore të vendit, ndërsa në momente të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar.

Moti jostabil të shtunën do të dobësohet dhe do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa të dielën moti do të jetë i mirë, por pak më i freskët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *