9 raste te reja me Covid 19 në rajonin e Tetovës

9 raste te reja me Covid 19 në rajonin e Tetovës

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Tetovës janë regjistruar nëntë raste të reja me Covid-19 në Tetovë. Prej tyre, gjashtë janë në Komunën e Tetovës dhe tre në Komunën e Zhelinës. Informacioni bëhet i ditur nga Naim Skenderi, nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë.

Ai tha se rastet e reja nuk paraqesin vatër të re, ndërsa te të infektuarit e rinjë ka edhe grupmosha nga 0 deri në 9 vjeç. Shumica janë me pasqyrë të lehtë klinike.

Nga skriningu i jashtëzakonshëm i filluar në Tetovë, deri më tani janë marrë mostra të 200 personave.

Skenderi u bëri thirrje edhe një herë qytetarëve të Tetovës të vazhdojnë me respektimin e masave dhe të mos fshehin kontaktet e tyre dhe simptomet, pasi këto të fundit sipas tij, mund të jetë shkaku kryesor i rritjes së numrit të të infektuarve.

Ai potencoi se kallasterët e rinj i takojnë Komunës së Tearcës, Tetovës dhe Zhelinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *