9 tetori, Dita Ndërkombëtare e Postës

9 tetori, Dita Ndërkombëtare e Postës

Bota shënon sot ditën ndërkombëtare të postave. Shërbimet postare janë shërbimet më të vjetra dhe më të përdorshmet. Ato lindën së bashku me njerëzimin, si një nevojë e domosdoshme e komunikimit midis fiseve, krahinave e rajoneve të ndryshme, thotë Betim Memedi, drejtor i postës në Gostivar.

Posta e Maqedonisë së Veriut afron mbi dhjetë shërbime për qytetarët. Këto shërbime jepen edhe nga posta e Gostivarit, si: dërgesa e letrave të thjeshta, rekomanduese, rekomanduese me fletë kthyese, dërgesa e paketave, paketave me vlerë, dërgesa e parave, dërgesat e shpejta, kryen të gjitha llojet e pagesave , bën shpërndarjen e pensioneve dhe të gjitha llojet e ndihmave sociale.

Shkak i pandemisë dhe falimentimit të Eurostarndard Bank disa nga këto shërbime janë ndaluar. Memedi thotë se vetëm tani shteti dhe qytetarët e shohin se cili është roli i vërtetë i postës.

Ai pret që shërbimi i pagesave të fillojë nga fundi i muajit të ardhshëm.

Aktualsiht në postën e Gostivarit ka të punësuar 74 persona, prej tyre 35 janë postierë. Pos në qytet, ajo ofron shërbie edhe në disa fshatra të Gostivarit përmes ekspoziturave më të vogla. Posta e Gostivarit është e vetmja në Maqedoni që nuk posedon ekspoziturën e saj. Drejtori Memedi shpreson që së shpejti ata të kenë objektin e tyre, pasi aktualisht përdorin hapësirat e Telekomit. Ndryshe, në botë sot postat punësojnë mbi 5 milion persona. Dokumenti i parë i shërbimit postar është gjetur në Egjipt dhe daton rreth 255 vjet para erës sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *