A rrezikohet shumica në Këshillin Komunal të Gostivarit !?

A rrezikohet shumica në Këshillin Komunal të Gostivarit !?

Seanca e fundit e Këshillit komunal të Gostivarit është mbajtur në atmosferë të tensionuar edhe pse nisi mbarë dhe me një minutë heshtje për viktimat të cilat humbën jetën nga Covid 19 në Gostivar me rrethinë.

“Para se të fillojmë me rendin e ditës të seancës së sotme, më lejoni të kërkojë një minutë heshtje për viktimat nga Covid 19. Qytetati i Gostivarit në fillim të pandemisë qendronte i mbrojtur, por sot për fat të keq, në tre muaj e fundit kemi rritje të numrit të të infektuarve dhe vitktimave”, tha Besim Memedi, kryesues i Këshillit komunal të Gostivarit.

Por, kur lexohej rendi i ditës dhe pikat u hodhën në votim, situata ndryshoi. Fillimisht dy këshilltarët turq nga Partia Demokratike Turke, lëshuan séancën. Në bisedë telefonike, ata i thanë televizionit Globit, se tani e tutje nuk do ta përkrahin shumicën në Këshill, konkretisht nuk do të votojnë. Vendimin e tyre, do ta bëjnë publik ditëve në vijim, por shkurt na thanë se shumica për t’i patur votat e tyre, duhet ti përmbush premtimet e dhëna paraprakisht. Edhe këshilltari nga partia tjetër turke, Lëvizja për Bashkim Kombëtar të Turqive në Maqedoni, e cila poashtu bënë pjesë te shumica, edhe pse nuk u largua nga seanca, nuk votoi. Në seancën e sotme nuk votonin edhe këshilltarët e LSDM-së, të cilët shpesh kanë përkrahur propozimet e shumicës. Nga ana tjetër, këshilltarët e BDI-së thonë se situata e fundit e krijuar në Këshill, dëshmon në praktik se ata nuk e kanë penguar punën e këshillit, edhe pse vazhdimisht janë akuzuar për obstruksione. Koordinatori i Grupit të Këshilltarëve nga ky subjekt, Shpëtim Xhelili tha se kanë qendruar në mbledhje vetëm për të krijuar korum dhe të kalojnë pikat e rendit të ditës.

Njomza Shaqiri, koordinatore e Grupit të këshilltarëve të ASH-së, tha se shumica nuk ka problem me numrat. Disa nga këshilltarët, tha ajo ndodhen në izolim për shkak të pandemisë, ndërsa për veprimet e këshilltarëve turq, tha se nuk është e njoftuar pasi nuk kanë dhënë ndonjë sqarim paraprak.

Nga 31 këshilltarë, në seancën e sotme të 30-të, pjesmarrës ishin vetëm 24 këshilltarë. Ndryshe, e gjithë situata e krijuar në séancën e sotme vjen në prag të seancës së fundvititi të planifikuar për 25 dhjetor, atëhere kur duhet të miratohet Buxhetit komunal për vitin e ardhshëm. Nëse deri atëhere nuk tejkalohen mosmarrveshjet në mes shumicës aktuale, Gostivari rrezikon të mbetet pa buxhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *