Abbas: Nëse nuk do ti jepet fund pushtimit izraelit, nuk do të ketë paqe

Abbas: Nëse nuk do ti jepet fund pushtimit izraelit, nuk do të ketë paqe

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, ka mbajtur një fjalim në sesionin e veçantë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara. Ai ka deklaruar se sa më parë duhet ti jepet fund pushtimit izraelit dhe për popullin palestinez ka kërkuar mbrojtje ndërkombëtare nga KS i OKB-së derisa kjo të realizohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Mahmud Abbas në fjalimin e tij duke tërhequr vëmendjen për tensionet në rritje në rajon dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në territoret palestineze nën pushtim, tha se që nga 1948 e deri tani po përjetohet pushtimi izraelit më i keq dhe më serioz.

Presidenti palestinez ka vënë në dukje se nëse nuk do ti jepet fund pushtimit izraelit nuk do të mund të ofrohet paqe, siguri dhe stabilitet dhe u shpreh më tej se: “Veçanërisht që nga viti 2000 e këtej qeveria izraelite po ndryshon në mënyrë sistematike identitetin, historinë dhe strukturën demografike të Jerusalemit. Po rrit njësitë e vendbanimeve, po kryen gërmime ilegale nën Mesxhid-in Aksa. Krimet dhe shkeljet e Izraelit kundrejt vendeve të shenjta të kristianëve dhe muslimanëve do ta kthejnë konfliktin politik në një konflikt fetar dhe ne nuk mund ta pranojmë kurrë këtë”.

“Pushtimi izraelit i cili vazhdon prej vitesh edhe sa do të zgjasë, a nuk jeni kuriozë ta dini? Edhe sa kohë duhet të qëndrojë populli palestinez i privuar nga të drejtat themelore njerëzore dhe të drejtat e jetesës, kur ai do të mund të vendosë vetë për fatin e tij? duke pyetur këto a mos po kërkojmë shumë?” ka parashtruar këto pyetje Abbas.

Ai ndër të tjera duke i bërë thirrje për hedhjen e hapave konkretë komunitetit ndërkombëtarë që të sigurojë paqen dhe sigurinë tha se: “Këtu kam ardhur nga Palestina qyteti i pejgamberëve dhe i feve për t’ju sjell mesazhin e palestinezëve që kërkojnë liri dhe Drejtësi”. Abbas gjithashtu i ka bërë thirrje edhe raportuesve specialë të OKB-së që duke ardhur në Palestinë të jenë dëshmitarë të shkeljeve të kryera në vend.

Presidenti palestinez duke falënderuar 137 vendet që njohin si shtet Palestinën, ka ftuar të gjitha shtetet e tjera që mbështesin zgjidhjen me dy shtete për të njohur Palestinën.

“Paqja ndodhet shumë pranë nesh dhe është shumë e thjeshtë; nëse Izraeli i jep fund pushtimeve në territoret tona, nëse ndalon makinerinë e luftës të drejtuar ndaj njerëzve të mi, nëse i jep fund krimeve të kryera nga kolonët hebrenjë që të gjithë do të jetojmë në paqe dhe në qetësi” ka shtuar ndër të tjera Abbas.

– “Nëse dhuna nuk ndalet, katastrofa është pranë”-

Ndërsa Komisioneri i Lartë i të drejtave të njeriut në OKB, Zejd Raad el-Husejin tha se “nëse nuk ndalohet sa më shpejt të jetë e mundur dhuna mes palestinezëve dhe izraelitëve, kjo do të sjellë një tragjedi shumë më të madhe, si asnjëherë tjetër më parë”.

Zejd ka rikujtuar ndër të tjera se në ngjarjet e dhunshme të fundit kanë humbur jetën 58 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 2 mijë e 100 persona, ndërsa nga pala izraelite kanë humbur jetën 11 persona dhe janë plagosur 127 të tjerë.

Përdorimi i tepruar dhe disproporcional i forcës nga izraelitët është shqetësues dhe se dhuna nuk do të sjellë zgjidhje për të dyja palët, ka rikujtuar ndër të tjera Zejd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *