Administrata kthehet në zyra, në Gostivar 15% e administratës ka qenë e prekur nga Covid 19

Administrata kthehet në zyra, në Gostivar 15% e administratës ka qenë e prekur nga Covid 19

Qeveria njoftoi ditë më parë se administrata ka mundësi nga e hëna e javës së ardhshme të kthehet në punë. Ata, për shkak të pandemisë një periudhë punuan me rotacion. Kështu ka punuar edhe administrata e Komunës së Gostivarit, nga ku thonë se kanë pasur vështirësi me këtë formë të funksionimit, por kanë dhënë maksimumin, duke respektuar edhe protokolllet, që të shërbejnë në kohë çdo qytetarë.

Sekretari i Komunës së Gostivarit, Nazmi Jusufi sqaron se nga fillimi i pandemisë rreth 15 përqind e administratës komunale është prekur nga koronavirusi. Nga 100 aministratorë, 10 kanë qenë të infektuar dhe 5 në izolim për shkak të kontaktit me dikë të prekur nga Covid 19. Fatkeqësisht, një administrator nuk arriti t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës.

Jusufi është i mendimit se edhe përskaj që situata me pandeminë përmirësohet, edhe muaji shkurt duhet të vijonte me punë për administratën siç ka qenë deri më tani, në turne.

Në njoftimin e qeverisë lëshuar gjatë fundjavës thuhet se duke pasur parasyshë se numri i të infektuarve bie, nga 1 shkurti i vitit 2021 planifikohet të kthehet principi i punës dhe procesi i administratës shtetërore dhe publike duhet të nisë me përbërje dhe orarë të plotë. Për këtë do të merret mendim edhe nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Ndryshe, nga fillimi i pandemisë në Gostivar duke llogaritur edhe të dhënat e 24 orëve të fundit nga MSH, ka pasur 3.600 persona të prekur nga Covid 19, `159 e kanë humbën jetën, kurse aktualisht ka 222 raste aktive. Gjatë 24 orëve të kaluar janë regjistruar 11 raste të reja dhe 7 persona e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *