Afaristët gostivaras bëjn apel për ndihmë: Ta ndihmojmë familjen Alii ta rindërtojë shtëpinë

Afaristët gostivaras bëjn apel për ndihmë: Ta ndihmojmë familjen Alii ta rindërtojë shtëpinë

Shtëpia e tyre u përfshi nga flakët më 2 nëntor, e shkak u bë një shkëndijë elektrike. Kryefamiljari Agron Alii, baba i tre fëmijëve është përpjekur të sajojë sa të mundet katin e parë të banesës, në pritje të një mbështetjeje që do t’i jepte shteti. E kur bëhet fjalë për familjet shqiptare shteti bëhet i shurdhër. Deri më tani familja, me përpjekjet e saj dhe ndihmat e ofruar nga bamirësit mundohet që të rikonstruojë pjesërisht katin e parë, që fillimi i stinës së reshjeve të mos i gjej jashta. Ndihmat e ofruara janë disa materiale ndërtimore ndërsa për momentin familja ka nevojë për të zëvendësuar edhe orenditë e djegura shtëpiake.

ghxzdyr0

Në ndihmë të familjes Alii është vënë edhe drejtuesi i kuzhinës “Vita Abi”, Zulkadri Shabani që u ka bërë apel afaristëve vendas, mërgimtarëve dhe qytetarëve në përgjithsi të bëhen bashkë dhe ta ndihmojnë familjen Alii ta rindërtojë shtëpinë.

gbiguo0

Kjo është hera e dytë që familjes Alii i digjet shtëpia. Për së pasi herë ajo u dogj në vitin 2017. Edhe atëhere shtëpia u rimëkëmb nga njerëzit bamirës që nuk i lanë në qiell të hapur pesë antarët e familjes Alii. Për momentin familja Alii banon në një banesë private të një bamirësi nga Gostivari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *