Ahmeti optimist: Problemi me Bullgarinë zgjidhet para zgjedhjeve në fqiun lindor

Ahmeti optimist: Problemi me Bullgarinë zgjidhet para zgjedhjeve në fqiun lindor

“Në pranverën e hershme do të tejkalohet ngërçi dhe do të zgjidhet problemi me Bullgarinë”. Kështu thotë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai këto komente i bëri në emisionin “Politica” të gazetarit Abedin Bilalli në Tv Globi.

“Është në interes të Uashingtonit e Brukselit ky problem të zgjidhet. Ato në 20 vite nuk më ka ndodhur mua që të jem i zhgënjyer. Jam optimist se ky problem do të zgjidhet në pranverën e hershme. Palët janë duke negociuar. Zgjidhja do të vijë para zgjedhjeve parlametrare në Bullgari”, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti shprehet optimist se do të gjindet zgjidhje dhe sipas tij, debati zhvillohet mbi historinë dhe figurat historike, dhe nuk cenohet indentiteti dhe gjuha maqedonase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *