Aksident në afërsi të pikëpagesës rrugore në autostradën Gostivar-Tetovë. Tre vetura të aksidentuara

Aksident në afërsi të pikëpagesës rrugore në autostradën Gostivar-Tetovë. Tre vetura të aksidentuara

Rreth orës 10, në afërsi të pikpagesës së Gostivarit, konkretisht në rrugën e “Ilindenit” dhe rrugës lokale për në fshatin Debresh, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përplasur tre automjete: një Golf me regjistrim të Gostivarit që e ka drejtuar 57 vjeçari Sh.K nga Gostivari, një furgon Mrecedes me regjistrim të Prilepit që e ka drejtuar 41 vjeçari D.J nga Prilepi dhe mjeti tjetër transportues Reno me regjistrim të Gostivarit drejtuar nga 29 vjeçari N.E nga Gostivari.

Nga aksidenti, drejtuesi i Golfit ka marrë lëndime tupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Gostivarit. Gjendja e tij është stabile dhe pas disa orësh është lëshuar në shtëpi. Me leje të Prokurorit Publik, në vendngjarje ka kryer hetim një ekip nga Stacioni Policor i Gostivarit.

Pas përfundimit të hetimit të plotë, pritet të sqarohen rrethana se si ka ardhur deri te aksidenti. Sipas policisë, të dhënat fillestare flasin se aksidenti është shkaktuar nga mosrespektimi në kalim. Dëmi material nga ky aksident llogaritet rreth 100 mijë denarë./TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *