Dje pasdite, rrugës lokale që lidh fshatin Vrapçisht me autostradën Gostivar-Tetovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni.
Policia njofton se në këtë aksident janë përfshirë një mjet transportues “Kia” me regjistrim të Shkupit që e ka drejtua 63 vjeçari Z.D nga Shkupi dhe mjeti tjetër “BMW” me regjistrim të Gostivarit, që e ka drejtuar 62 vjeçari E.I nga Vrapçishti. Gjatë aksidentit, drejtuesi i “BMW”-së ka marrë lëndime trupore dhe me automjet tjetër është dërguar në Spitalin e Gostivarit.
Fatmirësisht gjendja e tij pas ndihmës mjeksore është stabilizuar dhe i njëjti është lëshuar në shtëpi. Në vendngjarje është kryer hetim nga ana e policisë dhe sipas inormatave të para deri te aksidenti ka arrdhur si arrsye e mosmbajtjes së anës, kurse dëmi material, llogaritet rreth 70 mijë denarë./TV GLOBI