Aksidenti në magjistralen Tetovë-Gostivar, lëndohen më shumë persona

Aksidenti në magjistralen Tetovë-Gostivar, lëndohen më shumë persona

Dje (11 janar) rreth orës 17 e 40 minuta, në magjistralen Tetovë-Gostivar, në afërsi të Zherovjanit të e Tetovës, ka ndodhë një aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë tre vetura edhe atë: vetura “BMW” me targa të Sllovenisë, e drejtuar nga një 34 vjeçari A.L. nga Tetova, vetura “Audi” me targa të Kroacisë e drejtuar nga S.S. (45) nga Piroku i Tetovës dhe vetura “Renault” me targa të Sllovenisë e drejtuar nga B.B. (40) nga Negotina e Pollogut.

Në aksident, bashkëudhëtari në “BMW”, H.H. (41) nga fshati Pirok dhe shoferi i veturës “Audi” S.S. (45) kanë marrë lëndime të rënda trupore, kurse shoferi i veturës “BMW” dhe pasagjerët e të njëjtës veturë D.I. (49) nga Palçishti i Poshtëm i Tetovës dhe S.M. (39) nga fshati Pirok kanë përfunduar me lëndime trupore. Të gjithë të lënduarit janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor.

Inspektiminnë vendin e ngjarjes k kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, në të cilin ishin dëmtuar rrethoja mbrojtëse prej telit mbrojtës dhe pajisjet e tjera të trafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *