Aksion humanitar i nxënësve të shkollës fillore “Naim Frashëri” nga Negotina

Aksion humanitar i nxënësve të shkollës fillore “Naim Frashëri” nga Negotina

Nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” të fshatit Negotinë në prag të vitit të ri shkollor, vijnë me aksion humanitar. Aksioni i titulluar “Nxënësi dhuron për nxënësin” ka për qëllim të ndihmojë me paisje shkollore ata fëmijë që vijnë nga familje me të ardhura më të ulta, marrë parasyshë edhe krizën financiare të shkaktuar nga pandemia që nuk ka lënë pa prekur edhe shumë familje.

Paisjet shkollore, si: çanta, fletore, lapsa, ngjyra etj, mund të dhurohen te shkolla, e cila është poashtu pjesë e këtij aksioni, i cili do të zgjasë deri ditën e premte.

Drejtori i shkollës, Bejtulla Kamberi sqaron se për çdo vit shkolla që ai drejton, ka nga dy aksione humanitare përmes së cilave ndihmohen nxënësit dhe premton të njejtit të kthehen në aksione tradicionale.

Flaka Hoda dhe Anesa Osmani ishin mesin e nxënësve që dhuruan paisje shkollore. Ata shprehen të lumtura që u jepet mundësia për t’i ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre.

Aksioni humanitar “Nxënësi dhuron për nxënësin” është zhvilluar edhe vitin e kaluar. Ndryshe, pjesë e aksionit janë edhe shkollat periferike në fshatin Senakos, Kalisht dhe Gjurgjevisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *