Aksion humanitar i O.H “Hilal” dhe Muftinisë së Gostivarit Paisje shkollore për nxënësit e Gostivarit dhe Vrapçishtit

Aksion humanitar i O.H “Hilal” dhe Muftinisë së Gostivarit Paisje shkollore për nxënësit e Gostivarit dhe Vrapçishtit

Organizata Humanitare Hilal, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, vijon me aktivitetet e saja humanitare. Kësaj rradhe me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, në bashkëpunim edhe me Muftininë e Gostivarit, me pasije shkollore janë ndihmuar nxënësit që vijnë nga familjet e rrezikuara sociale të Komunës së Gostivarit dhe Vrapçishtit, me çrast janë shpërndarë 100 çanta të siguruara nga O.H. “Hilal” dhe 500 fletore të siguruar nga Muftinia e Gostivarit.

Muftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, duke shprehur fjalë miradie për këtë aksion modest, tha se ndjehet i kënaqur me këtë aksion, nëpërmjet të cilit do të ndihmohen pikërisht ata që kanë më shumë nevojë për një ndihmesë të tillë.

Kryetari i O.H “Hilal” Mustafa Dauti, ka bërë me dije se kohëve të fundit nga ana e organizatës që drejton janë organizuar aktivitete shumëdimensionale, aktivitete këto që kanë gjtur mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, në këtë drejtim edhe aktivitetet për të ndihmuar me paisje shkollore nxënësit e familjeve sociale shqiptare. Dauti tha se aktivitetet e tilla dhe te ngjajshme do realizohen edhe ne periudhën në vazhdim ndërsa ata do të shtrihen në të gjitha qytetet shqiptare të Maqedonisë. Paisjet shkollore prej çantave dhe fletoreve menjëherë u janë dhënë në dorëzim drejtuesve të Sektoreve të Arsimit të Komunave respektive.

Sulltan Hamiti nga Komuna e Gostivarit dhe Neset Dauti nga Komuna e Vrapçishtit, duke e cilësuar aksionin si mbështetje për procesin mësimor në përgjithsi, falemenderuan Muftininë e Gostivarit dhe O.H “Hilal”, që për çdo vit i kujtojnë nxënësit skamnorë të këtyre dy Komunave.

Vitin e kaluar, me fillimin e vitit shkollor O.H “Hilal” së bashku me Muftininë e Gostivarit, ndihmuan shkollat e Gostivarit me 180 banka, 350 karrige dhe 18 dërrasa të zeza, të cilat më pas u shpërndanë shkollave te vendbanimeve malore të Komunës së Gostivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *