Aksion kontrollues në trafik lidhur me parakalimet e parregullta

Aksion kontrollues në trafik lidhur me parakalimet e parregullta

Dje (10 shtator) në periudhën prej ora 08.00 deri ora 13.00 orë, në territorin e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues në trafik lidhur me parakalimet e parregullta. Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar gjithsej 97 automjete (TE-61 dhe GV-36) ku janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 55 shkelje (TE-22 dhe GV-33), të cilat kanë të bëjnë me parakalime të parregullta në kolonë, në vendet ku është i ndaluar një veprim i tillë dhe në vende të pa padukshme, si dhe parakalime tjera të paregullta.

Ndaj shkelësve janë përgaditur 45 urdhër pagesa për kundërvajtje dhe 10 urdhër pagesa të detyrueshme për kundërvajtje, kurse gjatë aksionit janë konstatuar edhe 28 shkelje tjera për kundërvajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *