Aksion për dhurimin e gjakut nga punonjësit e HEC “Mavrovë” në Gostivar

Aksion për dhurimin e gjakut nga punonjësit e HEC “Mavrovë” në Gostivar

Punonjësit e HEC “Mavrovë”-Filiali në Gostivar, për çdo vitë i përgjigjen kërkesës së Kryqit të Kuq, dega Gostivar, për dhurimin e gjakut në ndihmë të atyre personave që kanë nevojë për këtë lëng që shpëton jetë.

Një gjë të tillë ata e kanë bërë edhe gjatë ditës së sotme duke dhuruar rreth 30 njësi gjaku. Ata janë të dytët si dhurues më të mëdhenjë të gjakut në Gostivar menjëherë pas policisë së qytetit. Këtë e thonë edhe nga Kryqi i Kuq i Gostivarit.

Xhelal Idrizi rreth të 60-tave, punonjës në Hec”Mavrovë”-Filiali në Gostivar thotë se deri tani ka dhuruar 45 herë gjakë dhe apelon çdo qytetarë që të dhurojë gjakë, sa herë që ti jepet mundësia, pasi siç shprehet ai, pos humanizmit, me dhurimin e gjakut dikujt i shpëtohet jeta.

Punonjësit e HEC “Mavrovë”-Filiali në Gostivar janë të ndarë në dy grupe gjatë askioneve për dhurim të gjakut. Sot dhuruan punonjësit e gjinisë mashkullore, kurse pas një muaji do dhurojnë edhe gjinia tjetër që punojnë në këtë ndërmarrje.12087333_534304766720324_270323464_n

Kjo është e treta herë që nga fillimi i vitit, Punonjësit e HEC “Mavrovë”-Filiali në Gostivar dhurojnë gjak, duke u grumbulluar kështu rreth 100 njësi gjaku vetëm nga ata që nga fillimi i këtij viti. Vitin e kaluar në nivel të qytetit të Gostivarit janë grumbulluar 1500 njësi gjaku që dëshmon dhe një herë se Gostivari ka njerzit më human se çdo qytet tjetër i Maqedonisë./TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *