Aktori dhe shkrimtari i njohur  Çun Lajçi në Gostivar: Qyteti juaj dhe Tetova kanë treguar interes më të madh për librat e mija sesa Tirana

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi në Gostivar: Qyteti juaj dhe Tetova kanë treguar interes më të madh për librat e mija sesa Tirana

Aktori dhe shkrimtari i njohur kosovar Çun Lajçi ka ardhur edhe në Gostivar të shes librat e tij. Ai ishte stacionuar tek sheshi i qytetit ku e kanë pritur me dhjetëra qytetarë. Ai tha se Gostivari dhe Tetova e kanë befasuar me interesimin për librin e tij, duke ja tejkaluar edhe Tiranës.

Për ta nderuar atë, në shesh doli edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me bashkëpunëtorët e tij. Lajçi tha se kryetari i Gostivarit ka qenë i pari dhe i vetmi politikan që zbret në tendën e tij për të blerë libra.

Lajçi më tej tha se ka mbetur i impresionuar me pritjen që i është bërë nga banorët e Gostivarit dhe interesimin e treguar për të blerë librat.

Në veprat e mija i thumbojë politikanët, tha Lajçi pasi janë për ti shajtë, por shtoi se nuk ndjen urrejtje ndaj tyre.

Në mënyrë të organizuar, atë në Gostivar e priti edhe tifo-grupi “Kastriotët”. Rexhep Azizi nga ky grup tha se librat e shrkimatrit Lajçi, do t’ia dhurojnë biblikotekës së qytetit.

Ndryshe, Çun Lajçi paraprakisht ka qendruar edhe në Shkup dhe Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *