Ambasada e SHBA-së: Qeveria dhe partitë të mos pengojnë punën e Prokurorit special

Ambasada e SHBA-së: Qeveria dhe partitë të mos pengojnë punën e Prokurorit special

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni ka kërkuar nga Qeveria dhe partitë politike që të mos cenojnë autonominë e prokurorit special, ndërsa hetimi lidhur me krimet e mundshme që zbardhën bombat, sipas tyre është në interes të qytetarëve të vendit. Në reagimin me shkrim lidhur me vendimin e gjykatës për eliminimin e përgjimeve si dëshmi, ambasada e SHBA-ve kërkon që gjatë proceseve gjyqësore të zbatohen parimet e së drejtës.

“Ftojmë qeverinë e Maqedonisë dhe të gjitha partitë politike të sigurojnë që nuk do të ndërmerren veprime që pengojnë aftësinë e prokurorit special për të vepruar me autonomi të plotë, siç kërkohet në marrëveshjet e lartpërmendura. Ne besojmë se një shqyrtim i besueshëm i rasteve që rrjedhin nga dhe kanë të bëjnë me ndjekjen e komunikimeve është në interes të të gjitha partive dhe të popullit të Maqedonisë. Ne presim që të gjitha procedurat gjyqësore në Maqedoni të zbatohen në përputhje të plotë me parimet e të së drejtës vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe praktikën relevante gjyqësore në bazë të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *