Ambasada e SHBA-ve përshëndet dakordimin e liderëve

Ambasada e SHBA-ve përshëndet dakordimin e liderëve

NECflagraisinLPAmbasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka përshëndetur dakordimin e liderëve të partive në pushtet dhe atyre opozitarë për të lënë anësh dallimet dhe pajtueshmërinë për masat konkrete për të adresuar sfidat me të cilat ballafaqohet vendi. “Të katër liderët e partive politike dje janë pajtuar për rëndësinë e përforcimit të institucioneve të Maqedonisë. Ata gjithashtu kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për procesin dhe parimet euro-atlantike, për përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Kjo rrugë përpara kërkon reforma të rëndësishme për përmirësimin e ambientit demokratik në Maqedoni”, thuhet në kumtesën e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup. Të gjithë pjesëmarrësit në negociata janë pajtuar se këto reforma, të cilat do të institucionalizohen me ndërmjetësimin dhe asistimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, do të krijojnë klimë më të mirë politike në Maqedoni, thuhet më tej në kumtesë. “Rruga nuk do të jetë e lehtë. Mbetet më shumë punë që do të kërkojë bashkëpunimin e vazhdueshëm të të gjithë liderëve në Maqedoni, në interes më të mirë për vendin”, thuhet në fund të kumtesës së Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *