Ambasada gjermane: Prokurori special të ketë autonominë e plotë dhe qasje te të gjitha materialet

Ambasada gjermane: Prokurori special të ketë autonominë e plotë dhe qasje te të gjitha materialet

Ambasada gjermane në Maqedoni thotë se ka shpresa të mëdha në lidhje me emërimin e një prokurori të posaçëm më 15 shtator, për shkak se ai duhet të sigurojë epilog të pavarur, transparent dhe gjithëpërfshirës të akuzave për shkelje të rënda të cilat dalin nga përgjimet.

“Ky emërim paraqet një detyrim të rëndësishëm i marrëveshjes së lartpërmendur, prokurori i posaçëm duhet të sigurojë epilog të pavarur, transparent dhe gjithëpërfshirës të akuzave për shkelje të rënda të cilat dalin nga përgjimet telefonike. Vetëm në këtë mënyrë besueshmëria e institucioneve të vendit, të cilat po përballen me akuza të rënda, përsëri mund të rikthehen”, thonë nga ambasada gjermane.

Ambasada gjermane pret që prokurori special do të jetë në gjendje për të kryer përgjegjësitë e veta sipas autonomisë së plotë, e cila është e garantuar nga palët në marrëveshjen e 15 korrikut dhe të kenë akses në të gjitha materialet që janë relevante për hetimin e tij.

Ambasada shpreson se shërbimet për përndjekje penale dhe gjykatat e vendit do t’i zgjidhin procedurat në lidhje me përgjimet telefonike, sipas rregullave nacionale dhe ndërkombëtare në fuqi, ndërsa një gjë të tillë ta bëjnë në atë mënyrë e cila mundëson hulumtim dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *