Ambasadori francez z. Timonie takon kryetarin e RDK-së Vesel Memedi

Ambasadori francez z. Timonie takon kryetarin e RDK-së Vesel Memedi

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, Sekretari i përgjithshëm Suhejl Fazliu, si dhe zëdhënësi i partisë Shpat Iseini pritën ambasadorin francez, ekselencën e tij z. Christian Timonie, që erdhi në vizitë në selinë e RDK-së, për të diskutuar rreth aktualitetit politik në vend dhe rajon.

Memedi, ka falënderuar ambasadorin Timonie për vizitën dhe për nderin e treguar ndaj RDK- së, jo vetëm me këtë vizitë në selinë e tyre, por edhe për respektin që ka patur ambasada franceze deri më tani ndaj veprimtarisë së tyre politike.

“Kryetari Memedi njoftoi ambasadorin Timonie për arsyet e mospjesmarrjes në zgjedhjet e prillit të RDK-së, duke ritheksuar edhe njëherë dështimin e subjekteve politike shqiptare për krijimin e një opozite të shëndoshë kombëtare që do të kontribuonte në zhvillimin e demokracisë në vend.

Memedi gjithashtu shprehu shqetësimin e tij për dështimin e deritanishëm në fuqizimin e institucioneve të shtetit në ballafaqim me krimin, korrupcionin, dhe shndërrimin e këtij shteti në një shtet të së drejtës. Edhe përkundër kësaj, theksoi kryetari Memedi, vendi merriton hapjen e negociatave me BE, dhe beson se shteti francez do të jetë përkrahës i vërtetë drejt këtij qëllimi madhor”, thuhet në njoftimin e RDK-së.

Ambasadori i Francës z Timonie ka falenderuar kryetarin e RDK-së për mikëpritjen në selinë e partisë, dhe ka përgëzuar për rolin konstruktiv të RDK-së gjatë pjesmarrjes në qeveri në momentet historike për shtetin, anëtarsimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, dhe se Franca do të vazhdoj të mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *