AMBASADORJA E ZVICRËS NË VIZITË TE REISI

AMBASADORJA E ZVICRËS NË VIZITË TE REISI

Tё Premten, mё 12 Shkurt 2021, nё selinё e Rijasetit tё Bashkёsisё Fetare Islame, Kryetari i Bashkёsisё Fetare Islame tё RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti nё vizitё zyrtare Ambasadoren e Zvicrës të akredituar në vendin tonë, Ekselencёn e Saj, znj. Sybille Suter. Ekselenca e saj, znj. Suter fillimisht e uroi Reisin pёr zgjedhjen e tij nё Krye tё Bashkёsisё Fetare Islame dhe i dёshiroi shёndet dhe suksese nё drejtimin e BFI-sё. Ajo gjithashtu vlerësoi lartë mërgatën shqiptare nga Maqedonia që jeton dhe vepron në Zvicër, duke thënë se pjestarët e islamit që kanë preardhje nga Maqedonia janë shembullor dhe janë inkuadruar më së miri në shoqërinë Zvicerjane. Njëherit Ambasadorja potencoi dhe vlerësoi lartë punën e BFI në kultivimin e frymёs sё tolerancës, bashkёjetesёs dhe respektit tё njёri tjetrit nё shoqёrin.

Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili shoqёrohej nga Dr. Selver ef. Xhemaili, Drejtor i Sektorit të Diasporës, Mustafa ef. Dauti – Drejtor i sektorit pёr marrёdhёnie me jashtё (kontakte me faktorin ndёrkombёtar: OSBE, BE dhe institucionet e brendshme) si dhe Shefi i Kabinetit Evzal ef. Sinani, e falёnderoi mysafiren e nderuar pёr kёtё vizitё mjaft domethёnёse pёrfshi kёtu edhe urimet e dёshirat e sinqerta. Edhe Reisul Ulema u pajtua me konstantimin e Ambasadores, se besimtarët muslimanë me preardhje nga Maqedonia që jetojnë dhe veprojnë në Zvicvër, janë për tu marrë shembull, por kjo është edhe falë trajtimit dhe ligjeve të shtetit Zvicerian, i cili i trajton të gjithë qytetarët njësoj, pa lejuar asnjë lloj diskriminimi ndaj tyre dhe duke i lejuar që në mënyrën më të mirë të organizojnë jetën fetare.

Në këtë drejtim, Reisi e falёnderoi Ekselencёn e Saj dhe foli pёr rolin qё e ka BFI nё mbёshtetjen e mёrgatёs tonё nёpёr vendet evropiane dhe dёrgimin e kuadrove profesionale pёr tё shёrbyer dhe organizuar jetёn fetare nёpёr qendrat islame nё BE e posaçёrisht nё Zvicër, ku veprojnë disa qendra dhe asociacione me origjinë vendin tonë, por edhe ku jetojnë dhe veprojnë njё numёr i konsiderueshёm i mёrgatёs tonё, ku me sjelljet e tyre shembullore lirisht mund tё quhen ambasadorё tё vendit tonё nё Zvicër, tё cilёt me sjelljet e tyre prezantojnë vetёm mirёsi, solidaritet, tolerance dhe mirёkuptim me tё gjithё fqinjёt e tyre, pavarësisht besimit apo nacionalitetit.

Nga ana e Tij, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e siguroi Ekselencën e saj, znj. Sybille Suter, se BFI gjithmonë do të ketë synim dhe prioritet kultivimin e vlerave dhe promovimin e tolerancës, që janë simbol i kulturës evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *