Amendamentet e BDI dhe ASH për Gostivarin: Rregullim shkollash, kanalizim, rrugë e amfiteatër në Çegran

Amendamentet e BDI dhe ASH për Gostivarin: Rregullim shkollash, kanalizim, rrugë e amfiteatër në Çegran

Rregullim të çatisë të shkollës së Çegranit, ndërtim të amfitetarit për shoqërinë kulturore të këtij fshati dhe memorial te kampi i refugjatëve në Çegran. Këto projekte kapitale i përmbajnë amendamentet e deputetëve nga Gostivari për buxhetin e vitit tjetër të shtetit. Pastaj rregullim të rezervuarit për ujin në Forinë, fasadën e jashtme të shkollës “Goce Dellçev” në Gostivar, asfaltim të disa rrugëve dhe rrjetë kanalizimesh. Këto amendamente janë propozuar nga deputetja e BDI-së, Arta Bilalli – Zendeli dhe deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, të cilët i zbuluan në emisionin “Politica” në Tv Globi.

“Kemi propozuar në pjesën duke nisur nga fshtrat Gradec, Negotinë, Sanakos, Dobërdoll, aty ku mungojnë kanalizimet. Në Forinë kemi propozuar rezervuar për ujë. Aty nuk kemi propozuar kanalizim pasi atë do ta rregullon Komuna e Gostivarit … Për Gostivarin kemi propozuar rregullimin e çatisë së shkollës në fshatin Çegran dhe të gjitha këto i kemi me projekte me studim fizibiliteti. Nuk janë propozime përmendësh. Kam shkuar me projekte të gatshme të cilat i ka përpiluar vetëqeverisja lokale nga Komuna e Gostivarit, Ndërmarrja Komunale “Komunalec” në Gostivar ose Komuna e Vrapçishtit … Kemi propozuar amendamet edhe për fasadën e shkollës fillore “Goce Dellçev”… Kemi propozuar edhe sanimin ose asfaltimin e disa rrugëve dhe rrugicave. Projekt më madhor në sferën e shëndetësisë e kemi rregullimin e Spitalit të Gostivarit. Projekti është ai që Arben Taravari e kishte propozuar gjatë kohës kur ishte ministër”, tha deputeti i ASH, Halil Snopçe.

“Një amendament për të cilin mendoj se do të kalojë në Komisionin për Financa është për vendbanimin Çegran, ndërtimin e një Pallati për Kulturë i cili do të ju mundësoj fëmijëve SH.K.A “Jahi Hasani”, të cilët gjithandej stolisen dhe marrin medalje dhe çmime nëpër festivale e gara të ndryshme, të ushtrojnë në kushte siç u ka hije, të mira. Unë vetë jam marrë me aktivitete të lira kur kam qenë e re, dhe e di se si është të bësh sport, e për sport të mos keshë rekuizita?! Këtë e kam pasur si pikë të dobët në raport me ata fëmijë dhe e kam marrë vetë këtë iniciativë. Normalisht jam dakorduar edhe me SH.K.A “Jahi Hasani” nëse ata janë dakord me ndërtimin e atij objekti, pasi pastaj ai do të duhet të qeveriset. Dikush mund të thotë se u mbytët duke ndërtuar pallate kulture në fshatra, por ky pallat nuk do jetë thjeshtë për shfaqe. Sipas idesë dhe projektit që e kam shpalosur te disa përfaqësues qeveritar te të cilët kam gjetur mbështetje, simbolika e këtij pallati do të jetë që ai të ndërtohet te vendi ku ka qenë kampi i refugjatëve, dhe aty pos pjesës funksionale për ushtrime, të ketë edhe një kënd memorial i cili do të ketë pamje nga vendi ku qendronin refugjatët nga Kosova … Pastaj kemi projekt nga zona “Mllaki”, Zona e VII, Çajlë, Forinë për sistemin kryesor të kanalizimit. Atë ma kanë parashtruar si kërkesë qytetarët që të ndërtohet ai kanalizim. Ky amendament kaloi sot, por Halil anëtarët tuaj që kanë të drejtë vote, nuk ishin aty për të votuar”, tha deputetja e BDI, Arta Bilalli – Zendeli.

Dy deputetët u përplasën mbi shumë çështje, por për Gostivarin ishin unik dhe premtuan se do ti përkrahin porpozimet e njëri-tjetrit. Aktualisht për Buxhetin e vitit 2021 zhvillohet debat në Komisionin për Financa, dhe nga java e ardhshme i njejti pritet të ndodhet në séance parlamentare. Pë opozitën ai është megalloman, shumica e mbron.

“Imangjinoni tash me buxhetin 64 % parashihen të hyra prej tatimeve. E dini çfarë do të thotë ajo? – Me 64% ti e ngarkon qytetarin, pra popullatën që e subvencionon, i jep ndihma, vauçer, pagën minimale, tash me rritjen e tatimeve e ngarkon qytetarin më shumë. Nuk mundet 64% e të hyrave të jenë vetëm prej tatimeve. Të gjitha këto parapmentra tregojnë se proeksioni sërish do të jetë i rrejshëm”, deklaoi deputeti i ASH, Snopçe.

“Është krej në rregull të gjithë të insistojmë për investime kapitale dhe do ishte shumë ideale që edhe investimet kapitale që ishin paraparë për vitin 2020 të ishin realizuar. Fatkeqësisht gjendja me Covid 19 i bëri efektet e veta në ekonomi. Më duket se këto efekte nuk do të jenë afatmesme, por afatagjata sidomos për vendet në zhvillim siç jemi ne. Z. Snopçe u ndal te masat dhe na Iavdëroi në Kuvend, por vlen të theksohet se ato masa nga pakoja e katër që erdhën me rebalancin, nuk u votuan nga opozita shqiptare dhe ajo maqedonase”, deklaroi deputetja e BDI-së.

Të pyetur nëse do të garojnë për kryetar komune në Gostivar në zgjedhjet lokale të viti tjetër, Bilalli – Zendeli dhe Snopçe, thanë se nuk kanë pretendime të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *