Ankara, autobusi përplas personat që prisnin në stacion, 11 të vdekur

Ankara, autobusi përplas personat që prisnin në stacion, 11 të vdekur

Prefekti i Ankarasë, Mehmet Kılıçlar, në lidhje me aksidentin e ndodhur në rajonin Dikimevi në Ankara ka theksuar se sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 11 persona dhe mbi 7 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Kılıçlar, ka mbërritur në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorin e Policisë së Ankarasë, Kadri Kartal ku dhe kanë marrë informacione nga autoritetet.

Ai në një deklaratë për gazetarët ka theksuar se sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 11 persona dhe 7-8 të tjerë janë plagosur

Prefekti i Ankarasë duke vënë në dukje se sipas të dhënave paraprake shoferi i autobusit nuk ka patur ndonjë problem shëndetësorë u shpreh se: “Nuk ka patur ndonjë situatë të një krizë zemre, shoferi i autobusit tani është duke vajtur për në komisariat për të dhënë deklaratën e tij, i cili fillimisht është shprehur se ‘autobusi më doli nga kontrolli’”.

Kılıçlar, duke shprehur ngushëllim për familjarët e viktimave, ka theksuar më tej se autobusi ka tërhequr për 70-80 metra qytetarët dhe më pas ka mundur të ndalojë dhe sipas tij këto janë informacionet fillestare që disponojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *