Në Universitetin Shen Kirili dhe Metodi, Fakulteti Juridik ,,Justinijani i Parë” në Shkup, Ardiana Stafai nga Gostivari me sukses maksimal mbrojti temën e magjistraturës me titull: “Nevoja e harmonizimit të legjislacionit familjar maqedonas me legjislacionin evropian të familjes në lidhje me marrëdhëniet prindërore” dhe fitoi titullin Magjistre e së Drejtës materiale civile dhe e së Drejtës procedurale civile (Shkencave Juridike).
Ndryshe, Ardiana Stafai është e lindur në Shkup më 20.03.1995. Shkollën fillore e kreu në “Ismail Qemali”, ndërsa të mesmen në gjimnazin SHMK “Gostivar” – Gostivar.
Arsimin e lartë e vazhdoi në Universitetin Nderkombetar te Struges në Fakultetin Juridik – Programi Studimor Jurisprudencë ku diplomoi me notë mesatare 10,00.