Armend Zendeli, i riu nga Gostivari që magjistroi në një nga Universitetet prestigjioze evropiane

Armend Zendeli, i riu nga Gostivari që magjistroi në një nga Universitetet prestigjioze evropiane

Shqiptarët që për arsye të ndryshme lëshuan vendlindjen dhe përkohësisht vendosën të jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës dhe Botës, po tregojnë suksese atje ku jetojnë dhe veprojnë. I tillë është edhe i riu nga Gostivari, Armend Zendeli i cili këtë javë magjistroi në drejtimin e Shkencave të Inxhinierisë, respektivisht drejtimin Inxhinieri Mekanike duke fituar titullin “Master i Inxhinierisë Mekanike”.

Armend Zendeli ka lindur në qytetin e Gostivarit, pas çka bashkë me familjen ka migruar në Zvicër. Shkollën fillore e ka mbaruar në Baar (Kanton Zug). Po ashtu, edhe shkollën e mesme teknike e ka mbaruar në Zug. Vlen të theksohet që si nxënës shembullor, Zendeli u kualifikuar në vendin e parë në pjesën e Zvicrës qendrore për suksesat e arritura gjatë shkollimit në drejtimin e teknikës.

130767635_212286953797979_5467543080914304340_n-334x445

I orientuar në këtë drejtim, Armend Zendeli vijoi studimet në Universitetin “ETH Zürich”, universitet ky që rangohet si Universiteti më i mirë në Evropë, përjashtuar Anglinë. Zendeli kreu me sukses të lartë studimet universitare dhe po në të njëjtin universitet ndoqi edhe studimet e magjistraturës, drejtimi Shkencat e Inxhinierisë (Engineering Sciences), respektivisht drejtimin Inxhinieri Mekanike (Mechanical Engineering) ku dhe fitoi titullin “Master i Inxhinierisë Mekanike” (Master Mechanical Engineering).

Duhet theksuar që “ETH Zürich”, është një universitet publik kërkimor në qytetin e Cyrihut, I themeluar nga Qeveria Federale Zvicerane në vitin 1854 me misionin e deklaruar për të edukuar inxhinierë dhe shkencëtarë. Universiteti përqendrohet ekskluzivisht në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. “ETH Zürich”, është pjesë e Institutit Federal Zviceran të Drejtimit të Teknologjisë (Domain ETH), pjesë e Departamentit Federal Zviceran të Çështjeve Ekonomike, Edukimit dhe Kërkimeve shkencore.

130736720_148563509969920_593558568828295434_n-604x445

Në botimin e vitit 2021 të “World University Rankings” ETH Cyrihu renditet i 6-ti në botë dhe i 8-ti nga Times Higher Education Rankings World 2020. Në Renditjet e Universiteteve Botërore “QS – 2020” sipas lëndëve është renditur i katërti në botë për inxhinieri dhe teknologji. Gostivari Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *