Arrestohet 56 vjeçari nga Gostivari, policia i gjenë heroinë

Arrestohet 56 vjeçari nga Gostivari, policia i gjenë heroinë

Dje rreth orës 13 e 20 minuta në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, policia ka arrestuar 56 vjeçarin R.S. nga Gostivari, përcjell TV GLOBI.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, siç njofton policia, realizuar me urdhër gjyqësor, në objektin ndihmës – ahur, është gjetur heroinë.

R.S. është mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ketë parashtresë adekuate, me çka sot ai do të dalë edhe para gjyaktësit nga prodecura paraprake në Gjykatën Themlore në Gostivar. TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *