Herët mëngjesin e sotëm, dikur rreth orës 02:40 në Gostivar, është arrestuar një shtetas nga Shqipëria.
“Për shkak të ekzistimit të dyshimit të kryerjes së veprës penale “kalim i kufirit shtetëror pa leje kalimi”, është privuar nga liria F.Z. 24 vjeçar nga Republika e Shqipërisë dhe është mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar për procedurë të mëtejme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.