Arrestohet një banor i Gostivarit, dërgohet në burgun e Idrizovës

Arrestohet një banor i Gostivarit, dërgohet në burgun e Idrizovës

Mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar, pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar 38-vjeçarin B.R. nga Gostivari, i dënuar me tre vite e gjysmë burg për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar të lëndëve narkotike”.

Pas ndalimit të shkurtër në Stacionin Policor Gostivar, i njëjti është dërguar në Burgun ,,Idrizovë“ në Shkup për të vuajtur dënimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *